Haradinaj: “Çitaku ambasadore e Thaçit, jo e Kosovës” – sot drekon me të (video)

Në fillim të muajit të kaluar Kryeministri Ramush Haradinaj zbrazi një arsenal të madh kritikash në Vlora Çitakun, ambasadoren e Kosovës në Amerikë, njofton Klan Kosova.

Ai tha atë ditë se “Vlora Çitaku nuk është ambasadore e Kosovës, por ambasadore e Hashim Thaçit”.

Sot me ambasadoren Çitaku që Haradinaj nuk e konsideroi si të vendit të tij, ka drekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve”, ka shkruar Haradinaj në fotografinë e publikuar në Facebook.

“Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së”.

“Storien e suksesit në SHBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit”.

“I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë”.

Më shumë rreth përplasjes Haradinaj-Çitaku:

Lini një Përgjigje