Haradinaj deklarohet pas takimit me këshilltarët e Angela Merkel

0
509

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe normalizimin e dialogut me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Bisedë e hapur me këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, për zhvillimet aktuale në vend, procesin e dialogut me Serbinë, konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe rrugën e saj euro-atlantike. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës. Shteti gjerman është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Kosovës dhe zë i fuqishëm i saj në strukturat euro-atlantike. RH