Haradinaj deklaroi se nuk e njeh Ibrahim Rugovën si president

0
433

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, sërish ka shprehur urrejtjen që e posedon ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ish presidentit, Ibrahim Rugova.

I ftuar në emisionin, ‘Kosovë Show’, Haradinaj ka thënë se nuk e njeh Ibrahim Rugovën, si ish president të vendit.

Haradinaj ka folur edhe për gjëra të tjera, që kanë të bëjnë me të kaluarën e vendit dhe gjërat aktuale që po ndodhin në Kosovë.

I ftuar në këtë emision ka qenë edhe deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka.