Haradinaj dekoron vëllezërit Bytyqi me medaljen e Skënderbeut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhuruar sot medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, vëllait të vëllezërve Bytyqi, Ilirit, të cilët u vranë nga forcat serbe.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në profilin në Facebook.
Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, të vrarë nga forcat serbe, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën. Heronjtë e Kosovës, Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar në ShBA, duke u bërë pjësë e Batalionit “Atlantiku”, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Familja Bytyqi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe shtetit të Kosovës në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar. Ilirit, duke i shprehur konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të vëllezërve të tij për liri, i dhurova Medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
RH

Lini një Përgjigje