Haradinaj deputetes së LDK’së: Kush ta ka shkru këtë fjalim historik që s’po di me lexu

Daut Haradinaj i AAK’së ka reaguar ndaj  fjalimit të deputetes së LDK’së, Valentina Bunjaku, e cila vec tjerash në fjalën e saj në Kuvend, tha se ‘në kohën e paraluftës kur ka qeverisur LDK, mësuesit nuk kanë hyrë në greva por kanë mbajtur mësim nëpër shtëpi”.
E kur i erdhi rendi të flasë Haradinaj, ai u shpreh kështu:
“Falëminderit kryetar, po e tërhjeki fjalën mas Valentinës se e pat një fjalim historik, po s’dike me lexu, s’di kush ia ka shkru”, tha ai.