Haradinaj distancohet nga deklaratat e Demalijajt: As ai vetë nuk mendon ashtu po koka idhnu najsen

Kryeministri Ramush Haradinaj është distancuar nga deklarata e deputetit të partisë së tij, AAK-së, Shkumbin Demalijaj, i cili ka thënë se ‘po të kishte mundësi vetëm njerëzit e AAK’së do t’i shihte në punë”.

“Distancohna prej kësaj, nuk mendoj se as Demaliaj mendon ashtu, as nuk mendon në këtë Kosovë normal ashtu në Kosovë të gjithë duhet me pasë punë, nuk mendon askush ashtu.”, ka thënë Haradinaj përcjell Periskopi derisa ka shtuar se ‘ndoshta ka pasë naj idhnim Demalijaj”

Deputeti Demaljijaj ka thënë sot”

“Asnjë njeri përpos Aleancës nuk kisha pas qef me pa në punë në Kosovë, pse unë më ndihmu tjetër këndë që ma ka kundërshtu programin e Aleancës, unë I jap përparësi njerëzve të Aleancës.

Ndërkohë në konferencë me gazetarë, Kryeministri ka mohuar konstatimet e Bankës Botërore se në Kosovë po rritet papunësia. Ai ka thënë se është e kundërta.

“Nuk ka humbje të vendeve të punës në Kosovë, ka rritje të vendeve të punës, ka rritje ju siguroj, nuk është rritja që kemi qejf me e pa, por ka rritje të vendeve të punës”, ka thënë kryeministri.

Haradinaj është pyetur nga gazetarët edhe për mbylljen e kazinove.

“Jemi të vetëdijshëm se mbyllja e këtyre bizneseve rezulton edhe me humbjen e vendeve të punës. Me thënë të drejtën i gjithë ai presion qytetar e parlamentar dhe krejt ato zhvillime që ndodhën ka rezulutu me mbylljen e tyne. Do të kërkoj prej Ministrisë së Punës me hapë një program të caktumë për me vepru ndaj këtyne, por ende s’ka dicka konkrete”, ka thënë ai.