Haradinaj: Do ta forcojmë ushtrinë e Kosovës, e jo të jemi kokulur para Serbisë

420

Kandidati për president i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kosovën do ta bëjë me ushtri të fortë dhe anëtare të NATO-s.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosovën do ta bëjmë një vend të sigurt duke forcuar rendin, ligjin, policinë dhe ushtrinë.

“Nuk mund të kemi një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbisë. Vetëm një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë sonë.”, ka shkruar ai.

Ai i ka tha se “Lista e kandidatëve të Aleancës që i prijë unë si kandidat për President, është oferta më e mirë për t’i shtyrë përpara këto reforma. ”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Kosovën do ta bëjmë një vend të sigurt duke forcuar rendin, ligjin, policinë dhe ushtrinë. Nuk mund të kemi një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbisë. Vetëm një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë sonë.

Lista e kandidatëve të Aleancës që i prijë unë si kandidat për President, është oferta më e mirë për t’i shtyrë përpara këto reforma. 

Te strukturat e Aleancës në Deçan, ndjeva frymën e mobilizimit për fitore. Programi ynë po fiton besim dhe mbështetje çdo ditë e më shumë nga qytetarët.

#ForcaeKosovës

RH