Haradinaj e Jashari: Nuk arritëm ta mbajmë debatin sepse Vehbi Kajtazi nuk deshi të debatoj me Nasimin

Nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, dhe kryetari i SHFD UÇK-së Xhavit Jashari, deklarojnë se nuk arritën që të mbajnë debatin në TV Dukagjini ku ishin të ftuar me analistët, për shkak se gazetari Vehbi Kajtazi nuk pranoj të debatojë me Nasimin.

Ata kanë dalë me një sqarim publik përmes rrjetit social Facebook:

Sqarim për opinionin publik

Sonte ishim te ftuar ne debat une Nasim Haradinaj (OVL UÇK) dhe Xhavit Jashari (SHFD UÇK)te televizioni Dukagjini, ku ishin edhe disa analiste.

Ju njoftojme se ne nuk arritëm qe ta mbajme debatin per arsye se Vehbi Kajtazi nuk ishte dakord qe te jete ne debat me Nasim Haradinajn, dhe mepastaj Xhavit Jashari nuk pranoj qe te vazhdoj debatin pa Nasimin.

Arsyetimi i drejtuesve te emisionit se ne debat ka qene i ftuar Hysni Gucati, eshte banal, sepse ne aty ishim te ftuar si drejtues te Organizatave te dala nga lufta, dhe nuk ka rendesi se a shkon kryetari apo nenkryetari sepse te dyte jane perfaqesues./Fokusi.info/