Haradinaj: E papranueshme mbyllja e Universiteteve Publike

Përmes rrjetit social Facebook, Haradinaj ka reaguar rreth mbylljes së Universiteteve Publike, përkatësisht atij në Pejë, Mitrovicë dhe Prizren, me anë të vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, transmeton fokusi.info

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.

Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, shruan Haradinaj./Fokusi.info/