Haradinaj i bën thirrje Prokurorisë të hetojë se pse po rritet çmimi i rrymës pas gjithë milionave të paguara nga Qeveria

0
106

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Haradinaj ka thënë se rritja e çmimit të energjisë nuk ka kuptim pasi qytetarët vuajtën me reduktime dhe para tjera u morën nga buxheti.

“Kjo punë duhet të hetohet nga prokuroria. Nuk bën kështu. Fillimisht bënë reduktime. Pastaj morën para nga buxheti dhe tash po rritin çmimet e energjisë. Po të tregonin në fillim krejt, se qytetarëve duhej t’u rritej çmimi, pasi kriza ishte e paralajmëruar, tani nuk do të kishim nevojë për reduktime e as para nga buxheti. Ose pse duhet të rritet çmimi nëse rryma e importuar u ble nga qeveria?”, thotë Haradinaj.

“Qeveria ka paguar miliona. Tani po paguan akoma më shumë me këto shpenzime që i kanë paraparë. Brenda muajit Kurti ia shpenzoi 100 milionë euro buxhetit të Kosovës”, shtoi ai në emisionin dPt te Fidani në T7.