Haradinaj i dhuron Albright një pullë postare me figurën e saj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

I pari i Qeverisë u shpreh falënderues ndaj ish sekretares Albright për angazhimin e saj dhe ShBA-së për çlirimin e Kosovës.

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright sërish shprehi admirimin që ka për popullin e Kosovës dhe tha se është privilegj për të që të marr pjesë në këtë përvjetor.

Në shenjë mirënjohje, kryeministri i dhuroi një pullë postare ish- sekretares Madeleine Albright.