Haradinaj ia kthen Thaçit: Ofron dokumente me koordinatat e kufirit Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vendi i Kosovës nuk është për një marrëveshje me Serbinë marrëveshje kjo nëse ka ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Ai tha se hapja e çështjes së territoreve do të ishte kthim prapa dhe se një hapje e tillë e territoreve nuk i konvenon askujt përpos presidentit rus, Vladimir Putin.

“Nuk jemi ëpr një marrëveshje qëe ka për bazë ndryshimin e kufijve dhe territoreve. Kjo është kthim prapa. Hapja e territoreve në Ballkan është ide e Putinit. Hapja e kufirit është hapje e krizave”, tha Haradinaj.
Ai gjatë kësaj konference ka paraqitur edhe disa dokumente të cilat sipas tij shënjojnë në çdo cep territorin e vendit. Tha se këta kufij janë të respektueshëm edhe nga Serbia.“Nuk e di në çfarë konteksti e ka shpjeguar Presidenti bashkimin e Luginës, por ne me kushtetutë nuk mund të kemi pretendime për territor të vendeve të tjera dhe as nuk mund të ofrojmë territor për të na njohur Serbia”“Janë 381 kilometra kufi territor administrativ. Këta janë kufijtë Kosovë- Serbi janë të shënjuar. Janë të gjitha koordinatat në të gjithë zonën. Ne kemi kufij Kosovë-Serbi dhe janë të respektueshëm edhe të Serbisë sepse kontrollohen nga serbët në anën tjetër. Nuk e kërkojmë njohjen duke dhënë territor. Ne mundemi edhe pa marrëveshje” tha Haraadinaj.

Lini një Përgjigje