Haradinaj: Jemi për një Qeverie të re, zgjedhjet janë të paarsyeshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në konferencë pas takimit me presidentin Thaçi.

Ai ka thënë se AAK është pro krijimit të një Qeverie të re dhe se zgjedhjet e reja do të ishin të paarsyeshme.

“Qeveria e ardhshme mund të jetë me një afat kohor e përkohshme por shpalljen e zgjedhjeve tash e shohim të paarsyeshme. Do të bëjmë kujdes në çdo veprim. Kushtetuta duhet respektuar në radhë të parë. Nëse ajo e mundëson zgjedhjen e një Qeverie në parlament është më mirë që ta kemi një Qeveri të zgjedhur.

Deri atëherë Qeveria në dorëheqje duhet t’i ushtrojë funksionet tjera, në përjashtim të bërjes së ligjeve. AAK nuk ka kushte për ta ndihmuar vendin në këtë kohë për të pasë Qeveri. Mund të përkrahim Qeveri pa qenë pjesë e saj. Nuk jam kandidat për të pasë ndonjë funksion qeveritar. Nuk është kohë e apetiteve për pushtet” ka thënë Haradinaj.

Lini një Përgjigje