Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij alpinisten kosovare Arineta Mula

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij alpinisten kosovare Arineta Mula, shkruan Fokusi.info.
Kryeministri është shprehur krenar që flamuri i Kosovës po valon në majat më të larta botërore, siç thote ai, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula.
“Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, shkruan kryeministri në Facebook.
Arineta Mula është një alpiniste shqiptare nga Kosova, e cila më 22 maj 2017 u ngjit në Mont Everest, majën më të lartë në botë, me ekspeditën e parë kosovare në këtë majë. Arineta gjithashtu ka ngjitur majën Ama Dabalam ne Himalaje, me këtë është edhe kosovarja e vetme që ka ngjitur këtë maje.