Haradinaj kërkon ndërprerjen e menjëhershme të projektit në Lumbardh

Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, kryeministri Ramush Haradinaj kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e impaktit të këtij projekti në mjedis.
“Projektet, të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zones së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.