Haradinaj kërkon nga komisioni hetimor parlamentar që të hetohen testet e pranuara nga Serbia

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka kërkuar urgjentisht nga komisioni hetimor parlamentar që të hetohet pranimi i njëmijë testeve nga Serbia, si ndihmë humanitare, shkruan Fokusi.info.

Statusi i plotë i Haradinajt:

KËRKESË;

KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR

Të hetohen urgjentisht pranimi i njëmijë testeve si ndihmë humanitare nga Serbia, të cilat i dënojmë ashpër dhe kërkojmë të mirren masa kundër pranuesëve të testeve nga Serbia, sepse janë shkelur të gjitha normat dhe ligjet e aplikushme në Kosovë, pranusi i këtyre testeve Ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria e Kurti. Gjithshtu ka fyer të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës . dhe veteranët, familjet e të pagjeturëve.
Poashtu ka poshtru e turpëru aktivitstët për pavarsësi, të gjithë ish të burgorsurit politik dhe kundër të gjithë të masakruarëve dhe të torturuarëve në Kosovë.

Andaj që nesër i bëj thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që ti hedhë nē mbeturina publikisht ato teste dhe të pezulloj bashkupunimin me Qeverinë e Kosoves deri sa kjo e fundit të merr masa ndaj atyre që pranuan këto teste dhe të i shkarkoj nga pozita paranuesit dhe urdhëruesit e tyre.

Nëse nuk merren këto masa atëher bashkëpunimi mes veteranëve dhe Qeverisë Kurti është i ngrirë!

FTESË urgjente, poashtu edhe për Kryeprokuroin e Shtetit, që të nisë menjëherë hetim gjithëpërfshirës dhe trajtimin hetimor të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë skandal të turpshëm dhe të madh.

Nasim Haradinaj
Nënkryetar i OVL-UÇK-së për Kosovë