Haradinaj kërkon nga kryetarët e komunave koordinim për trajtimin e zjarreve

Dukuria e zjarreve është përhapur këtë pranverë shumë në Kosovë.

Nëpër të gjitha komunat e Kosovës, dukuria e djegies së maleve dhe fushave po shqetëson qytetarët.

Institucionet e vendit janë mobilizuar kundër kësaj dukurie dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryetarët e komunave koordinim të përbashkët kundër kësaj dukurie.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kam kërkuar sot nga Kryetarët e Komunave një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës.