Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Një nga figurat më të ndritura

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Bahriu ishte trim e i vendosur deri në vetëmohim.

“Bahri Fazliu është njëri prej figurave më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim, Bahri Fazliu, 26 vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.

Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, ka thënë Haradinaj.

Lini një Përgjigje