Haradinaj: Kurti është bukur i dobët në politikë të jashtme, Konjufca është i ri dhe i papërvojë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sonte në Rubikon ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i dobët në politikën e jashtme, ndërsa e quan gabim emërimin e Glauk Konjufcës si ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas tij, Kurti ka ndërruar qëndrimet shpesh.

‘’Kurti nuk është konvencional në politikën e jashtme. Nuk e ka një qasje të profilizume se kush është në politikë, sepse i ka ndryshu qëndrimet. Në politike të jashtme është bukur i dobët, ka bërë gabim që e ka qitë Konjufcën në atë pozitë sepse është i papërvojë,është i ri, nuk është dashtë me e marr një pozitë të tillë, sepse nuk i takon’’.

Lini një Përgjigje