Haradinaj – Kurtit: Sot shfuqizuat vendimin e Qeverisë Mustafa, jo të Haradinajt

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti sot i ka shfuqizuar vendimet e marra në vitin 2015 nga qeveria që drejtohej nga Isa Mustafa.

Haradinaj përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti me tendencë po tenton ta mashtrojë publikun.

“Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.