Haradinaj: Kushdo që është kundër kushteve të mija del kundër Kushtetutës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për taksën është legjitim. Ai ka thënë se kushdo që ka problem me kushtet e tij është kundër Kushtetutës.
“Vendimi për taksën është vendim legjitim. I kam dërguar disa letra dje që i keni pa dhe ky është vendimi im për taksën”.
“E kam parë më herët propozimin e Veselit. Ajo që kam shkruar në letër vendeve të QUINT-it është vendimi im”, tha Haradinaj.
I pyetur për “tradhtinë” e partnerëve të koalicionit qeverisës, Haradinaj tha se nuk ka një reflektim real.
“Kush tradhton nuk e di. Për besë, nuk e kam një reflektim real. I keni parë dokumentet dërguar QUINT-it dhe BE-së janë ato qëndrime dhe në to do të jem në vazhdimësi”.
“Nuk e kuptoj pse ne duhet me dhënë nga vetja – kushdo që ka problem me kushtet e mia del kundër të drejtës tonë dhe Kushtetutës”