Haradinaj LDK-së: Nëse e doni Amerikën uluni në tavolinën e bisedimeve

0
200

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur edhe njëherë për kërkesën e LDK-së, për heqjen e taksës ndaj shtetit serb.

Haradinaj ka thënë se po insistohet që taksa të hiqet për shkak të ruajtjes së miqësisë me Amerikën.

Por i pari i ekzekutivit ka thënë se nëse ata po duan ta dëgjojnë dhe ta ruajnë miqësinë me Amerikën atëherë le të ulen në tavolinë e bisedimeve.

Haradinaj ka thënë se Amerika po kërkon edhe bashkim në dialogun me Serbinë, andaj nëse LDK dëshiron ta dëgjojë Amerikën le të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të bëhen pjesë e dialogut.

Ndërsa ka theksuar edhe njëherë se taksa nuk do të hiqet pa pasur një garancë për njohje nga shteti serb.