Haradinaj në Podujevë: Kur po thonë se do ta çkapim shtetin, si 1 prilli po del edhe LDK-ja

Ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, koalicioni AAK-PSD-së, e ka nisur në Pudujevë.

Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj para simpatizantëve llapjanë, duke kërkuar votën në zgjedhjet e 6 tetorit ka adresur akuza ndaj omponentëve politik, duke e cilësuar koalicionin e tyre si zgjidhjen më të mirë për shtetin 100 përqind.

Haradinaj në “bastionin e LDK-së”, tha se si 1 prilli po del të jetë edhe LDK-ja “kur po thotë se do të ç’kapim shtetin”, pasi sipas tij ata deri më tash kanë qenë në bashkëqeverisje me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Haradinaj duke i renditur akuzat ndaj kundërkandidatët për kryeministra tha se janë dy opsione në zgjedhjet e 6 tetorit, e sipas tij njëra anë janë ata që po ngutën që të japin diçka të Kosovës për Serbisë edhe janë ata për një Kosovë 100 përqind shtet. Haradinaj, po ashtu simpatizantëve llapjanë iu tregoi disa nga punët që kanë qenë duke punuar si qeveri që do t’i vazhdojnë në zonën e Llapit.

“Besniku kurrë nuk më ka lënë rehat, kur kanë qenë temat e kësaj treve. Është zgjerimi i sistemit të ngrohjes përmes kogjenerimit. Është impianti për trajtimit e mbeturinave, përfundimi i autostradës deri në Merdare, është rruga për Pudujevë që shkoi gat”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti duke i paraqitur arsyet pse duhet të votohet koalicioni i tyre, theksoi se ekzekutivi në krye me Ramush Haradinaj është garancë që Kosova të mbetet me kufijtë aktual, teksa tha së ka kaluar koha kur Kosova bënte kompromise. Ahmeti foli edhe për pagën, e sipas tij ajo qysh në muajin e parë të qeverisjes së tyre do të jetë 250 euro.

“Duhet me u bërë bashkë sepse rreziku s’ka kalu, rreziku nga ndarja e Kosovës është ende këtu, rreziku për projekte të rrezikshme janë këtu. Ky koalicion është garancë që Kosova nuk do të mbetët as pa një komunë që po flitet edhe nuk do të ketë qeverisje në nivel të tretë. Ka kaluar koha kur Kosova duhet me bë kompromise”, tha Ahmeti, raporton KosovaPress.

Lini një Përgjigje