Haradinaj në vizitë zyrtare në SHBA

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai mori pjesë edhe në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës për 11 vjetorin e pavarësisë në Waterbury, së bashku me zonjën Teuta Sahatqija, Konsulle e Kosovës në Nju Jork dhe majorin Mhill Gjuraj.

Aty ai mbanë edhe një fjalë rasti dhe shpërndan mirënjohje në emër të OVL-UÇK-së për komunitetin shqiptar.

Gjatë kësaj kohe, z. Haradinaj u prit edhe në kabinetin e zotëri Monroe Webster në Waterbery Kenerike-USA.