Haradinaj: Nëse Kurti nuk do ta largonte taksën, ditën e mocionit do të më kishte në krah

0
270

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar Albin Kurtin për mashtrim të qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit.

Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se AAK e ka dënuar Qeverinë Kurti për shkak të mënyrës se si e kanë larguar taksën.

Ai ka thënë LDK ka pasur arsyet e saja pse ka vendosur ta dërgojë Qeverinë në mocion mosbesimi.

“Nëse Kurti do të mbronte taksën ashtu si kemi kërkuar ne përmes letrave publike, do të ishim me të ditën e mocionit”.

Haradinaj thotë se Kurti e largoi taksën dhe sipas tij qeveria pasuese nuk ka punë me taksën.

“Unë falënderoj LDK-në që nisi këtë mocion duke dënuar një kryeministër mashtrues. Kurti mashtroi qytetarët dhe partnerin e koalicionit”.

I pari i AAK-së thotë se asnjë argument nuk ka pasur që ai ta kursejë Kurtin nga rrëzimi.

Megjithatë, Haradinaj thotë se vetë Kurti e ka ditur se shkarkimi i Agim Veliut do ta rrëzonte vet qeverinë e tij.

Ish-kryeministri thotë se rrëzimi i Albin Kurtit është lajm i mirë për vendin dhe lajm i mirë për pacientët që janë të shtrirë në Klinikën Infektive.