Haradinaj nga Gllogjani: NATO ia dha hakun Serbisë-‘Miku i mirë në ditë të vështira’

0
230

Sot është shënuar 21 vjetori i Epopesë së Dukagjinit.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj njëri nga protagonistët kryesor të “Epopesë së Dukagjinit”.

“Unë jam rritë si fëmije me plotë të thane e histori të luftëtarëve shqiptare, i kemi dëgju ato histori të luftëtarëve të Dukagjinit, historia e Dukagjinit është e vlefshme dhe e pastër. Dukagjini ka lënë nam në të gjitha kohërat e veta edhe para Lekë Dukagjinit, por edhe pas.

Por, një ngjarje që ka bërë kthesë është bashkimi i Lekës, për tu përballë në atë kohë me pushtues. Ne nuk e ndalëm luftën asnjëherë, ngjarje të mëdha kanë ndodhë në tokën e Dukagjinit, por e vetmja herë që u bashkum ishte bashkimi në UÇK, u bëmë bashkë në luftën tonë për liri, u bashkuam mes vete dhe qëndruam bashkë, qëndruam ditë më ditë, NATO e prime nga Amerika i dha hakun armikut tonë, filloi slumin mbi caqet serbe.

Ne e kemi një thënie “Miku i mirë në ditë të vështira”, NATO na u gjet në ditët më të vështira të jetës të popullit tonë, kjo ishte ngjarje që vërtetë ka bërë kthesë është humane, është njerëzore”, ka thënë Haradinaj gjatë fjalimit të tij.

“Kot e kanë ata që mundohen me e fëlliqë luftën tonë. Na në Kosovë kemi ditë me i rujt të gjitha etnitë dhe me i respektu vlerat e tyre.

Sot, iu bëjë thirrje të gjithëve si popullit ashtu edhe institucioneve të mos ndalemi kur sot jemi kaq afër për të realizuar të drejtën e Kosovës, për me bërë Kosovën tonë, kështu nderojmë Kosovën dhe nderojmë të gjithë ata breza”, ka thënë Haradinaj tutje.