Haradinaj: Një popull i rilindur ju falënderon përjetësisht

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur fjalim në ceremoninë e Ditës së Çlirimit, ku vlerësoi lartë kontributin e ish-presidentin Bill Clinton, të cilin e falenderoi.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se avionët e NATO-s i ndalën predhat e vdekjes, duke shtuar se populli i rilindur i Kosovës janë falenderues përjetësisht.

Mirëpo, Haradinaj foli edhe për situatën aktuale në bisedimet me Serbinë, duke thënë se Kosova është e gatshme të pajtohet me shtetin serb pasi, sipas tij, paqen e bëjnë të guximshmit. Ai i bëri thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që ta njohë Kosovën me kufijtë ekzistues.

“Ju me avionët e jetës i ndalët predhat e vdekjes dhe spastrimit entik. Sot një popull i rilindur ju falënderon përjetësisht. Sot, Kosova është atdheu i të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtu me Serbinë.

I bëjmë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç të ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e saj. Kosova është e gatshme për pajtim dhe si e tillë i bëjmë thirrje për pajtim Serbisë. Këtë e bëjmë edhe në falënderim të ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Lini një Përgjigje