Haradinaj njofton se nëna Rukë ka kryer një intervenim në zemër, falënderon stafin mjekësor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nëna Rukë ka kryer një intervenim me sukses në QKUK.

Haradinaj tregoi se nëna Rukë ka pasur intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës.

‘Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës’, ka shkruar Haradinaj në Faceook.

Ai po ashtu ka falënderuar stafin mjekësor për punën e tyre të palodhshme.

‘Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti, Dr. Taibe Haziri dhe Dr. Violeta Hyseni, si dhe stafi teknik Hajdin Paçarizi, Besforta Mehmeti, Labinota Qorrolli si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës. Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë’, tha ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës. Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti, Dr. Taibe Haziri dhe Dr. Violeta Hyseni, si dhe stafin teknik Hajdin Paçarizi, Besforta Mehmeti, Labinota Qorrolli si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës. Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë. RH