Haradinaj pas nderimit të Beau Biden: Kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë

0
114

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar nderimin post-mertum që është bërë nga Presidentja për djalin e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka shërbyer në Kosovë.

Ai ka thënë se Beau Biden ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që ka thënë se kjo medalje është një mirënjohje nga një komb i tërë.

“Jemi të nderuar që një patriot i vërtetë amerikan, Beau Biden, ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera që Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Kosovës i kanë të përbashkëta.  Vendi ynë është përgjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe lidershipit të Presidentit Biden në favor të prosperitetit dhe paqes në Ballkan”, ka shkruar ai.

“Pusho në paqe Beau, shërbimi yt në ofrimin e paqes dhe lirisë do të mbetet pishtar ndriçues për Kosovën. Kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë”, përfundoi Haradinaj.