Haradinaj për deklaratën e Bahtirit për luftë: Të ulen tensionet

0
250
Kryeministri Ramush Haradinaj i cili këto muajt e fundit ka qenë vet ai që ka thënë se nëse preken kufijtë shtetëror mund të shpërthej lufta.
Por një deklaratë të ngjashme të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i pari i ekzekutivit nuk i ka dhënë mbështetje, njofton Klan Kosova.
“Bahtiri si kryetar jep shpesh deklarata dhe jemi mësuar me deklaratat e tij. Nuk është mirë që askush të ekzagjerojë me ato deklarata. Nuk shoh tendenca të destabilizimit në veri, as nga ne në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në konferencë.
“Planet për tregti me territore janë destabilizim dhe janë rrezik. Edhe  Bahtiri edhe Rakiq janë që jeta të normalizohet. Edhe serbët e veriut do të jenë pjesë e zhvillimit të Trepçës. Duhet t’i ulim tensionet dhe deklarimet për panik”, ka thënë ai.