Haradinaj për mediat gjermane: Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore

0
264

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetarin nga Gjermania, Thomas Roser, ka thënë se Kosova nuk do të diskutojë për kufi dhe territore.

“Në një intervistë dhënë gazetarit Thomas Roser, e publikuar në gazetat Die Presse, Stuttgarter Zeitung dhe Tageblatt, ndër të tjerash kam theksuar se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore dhe se dialogu i udhëhequr nga BE do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit”.

“ Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin”, shkruan Haradinaj në Facebook.