Haradinaj për tërheqjen e Serbisë nga dialogu në Bruksel: Gjendja është shqetësuese!

0
236

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i habitur me vendimin e Qeverisë Serbe për pezullimin e bisedimeve ndërmjet delegacionit serb dhe atij kosovar në Bruksel.

Sipas Haradinaj, është Kosova ajo e cila do duhej të mos merrte pjesë në këto bisedime, të cilat ai i ka quajtur të konsumuara, marrë për bazë kërcënimin e Serbisë se do të armatoset me raketa të cilat do të arrijnë deri në vendin tonë. “Ne jemi habitur me vendimin e Serbisë me delegacionin në Bruksel. Por ne jemi të vetëdijshëm se dialogu si i tillë me Serbinë është i konsumuar.

Deklarimet politike kanë peshë, por është shumë më kërcënues lajmi që Serbia do të armatoset me raketa që mbërrin në Kosovë. Pra kështu ka deklaruar shefi i shtabit ushtarak dhe kjo është shqetësuese. E për këtë arsye ne do duhej që të mos merrnim pjesë në dialog, jo ata”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media. /Gazeta Blic/