Haradinaj përplaset keq me Kusarin e Kurtin: “Unë s’kam vallëzuar para Gadafit”. Albin kam bërë shumë më shumë se ti për vendin

0
443

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kurtit dhe është përplasur ashpër edhe me Mimoza Kusarin.

“Për patritozëm personal unë ju mbajë shkollë juve”, i tha Haradinaj Kurtit.

Ai i kundërpërgjigj Mimoza Kusarit, duke thënë se “unë nuk kam vallëzuar para Gadafit”.

“Zoti kryeministër mos më fyej, por unë shumë më shumë se ti kam bërë për këtë vend. Mund të jesh orator më I mirë se unë, por kurrë nuk ke bërë më shumë se unë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se jam i gatshëm që të jem edhe ushtar 100% i Albin Kurtit, për mbrojtje të sovranitetit.

Haradinaj tha se kur është në pyetje vendi, unë dalë kundër Hashim Thaçave e kujtdo tjetër.