Haradinaj: Politikanët tanë janë të shantazhuar

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka deklaruar se “politikanët tanë janë të shantazhuar, sepse po i ndërrojnë shpesh fjalët e tyre.

Burrat duhet ta mbajnë fjalën. Ta shohim a po sillen si burra. Organizata e Veteranëve e ka kryer punën e saj, duke  dorëzuar mbi 15 mijë nënshkrime të qytetarëve në formë peticioni” është shprehur Haradinaj

Haradinaj theksoi se mediat dhe analistët janë të interesuar që iniciativa e veteranëve për shfuqizimin e Ligjit për Specialen të del humbëse.

“Populli shqiptar ka qenë gjithmonë në miqësi me Amerikën. Më tepër e kam ofenduar parlamentin që është bërë si “cirk” se sa Delawinë që është bërë si “palaço” dhe po luan në cirk”, është shprehur Haradinaj.