Haradinaj: Populli shqiptar është i mençur, nuk dëgjon budallenjtë si Bahtiri për vëllavrasje

0
255

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar kundër thirrjeve të kryetarit të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili sot ka lëshuar një deklaratë të pakujdesshme duke paralajmëruar “vëllavrasje” nëse Vetëvendosjes i merret pushteti.

“Tash fillojnë me kërcënu me vëllavrasje. Këta janë këtë njerëz. Ne i kemi pa sa keq kanë me punu, sa të padobishëm janë”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se populli shqiptar është i mençur dhe nuk dëgjon Bahtrin. “Populli jonë është i mençur, nuk e ngon Agim Bahtirin, as ndonjë budallë tjetër për vëllavrasje”, ka thënë ai.