Haradinaj pret Presidentin në zyrë para nisjes së tij për në SHBA

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrat e qeverisë Presidentin, Hashim Thaçi. Këtë e ka bërë, thotë ai, para nisjes së Presidenitit për në SHBA. Siç dihet Kryeministrit i është refuzuar viza për në SHBA.
Fotoja e Kryeministrit është shoqëruar me këtë shkrim:
“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA.”