Haradinaj s’e hedh poshtë mundësinë që kjo të jetë java e tij e fundit si kryeministër

0
255

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë e rrëzimit të shpejtë të qeverisë së tij.

Haradinaj ka thënë se nuk ka frikë nga zgjedhjet.

“Zgjedhjet janë të shëndetshme dhe aleati im mund të ndërmarrë veprime për të ikur nga qeveria”, është shprehur ai.

“Nuk kam frikë nga zgjedhjet edhe sikur ato mund të ndodhin shumë shpejt”, ka thënë Haradinaj për syri.net.

Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë se brenda javës qeveria që ai drejton mund të bjerë, për shkak se mund të tërhiqet Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Kadri Veseli.

Shefi i PDK-së sot ka propozuar që taksa ndaj Serbisë e Bosnjës të pezullohet për 120 ditë

Haradinaj këmbëngul se nuk do ta heqë atë derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës