Haradinaj: Seanca për demarkacionin nesër ose pasnesër

0
20

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në Kuvend do të shkojë marrëveshja së bashku me aneks-marrëveshjen dhe me raportin e Shpejtim Bulliqit, mirëpo do të votohet vetëm marrëveshja, ndërsa pjesët shtesë do të aprovohen.

Një gjë të tillë Haradinaj, e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua kërkesa e drejtuar Kuvendit për tërheqjen e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, me qëllim që Projektligji t’i bashkëngjitet edhe deklarata e arritur mes presidentëve të të dyja shteteve.

 “Me siguri seanca do të ftohet ose nesër ose pasnesër. Sepse nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

“Ne kur i dërgojmë Parlamentit tonë për votim ligjin, por edhe dokumentet tjera përcjellëse dhe raporti i komisionit të Bulliqit, Kosova pra e voton ligjin edhe aprovon materialet tjera përcjellëse”, ka thënë ai

Ai ka thënë se marrëveshjen e ka nënshkruar Presidenti Hashim Thaçi, por ajo marrëveshje nuk është vetëm e tij, pasi në të kryeministri thotë se ka punuar edhe vetë.