Haradinaj sot niset në Berlin për t’u takuar me Merkelin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot niset për në Berlin, ku do të takohet edhe me kanceralen gjermane Angela Merkel.

“Sot do të udhëtoj në Berlin për një vizitë një ditore gjatë të cilës do të takoj Kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jem pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj tutje thotë se kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike.

“Kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike. Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.