Haradinaj-Stublla reagon pasi që u akuzua për manipulim të votave

Deputetja nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj akuzave të disa portaleve se kinse ajo ka manipuluar me vota për ta fituar mandatin.

Në postimin që e ka bërë Haradinaj-Stublla ka shkruar se gjithmonë e ka respektuar vullnetin qytetar.

Postimi i plotë:

Për shpifjet dhe fyerjet kundër meje të cilat po qarkullojnë në disa portale, kandidatja në fjalë do të përgjigjet në gjykatë.

Disa herë kam garuar në të kaluarën, dhe pavarësisht rezultatit, gjithmonë kam respektuar vullnetin qytetar.