Haradinaj: Ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e bashkim kombëtar

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte i pranishëm në Prekaz teksa u shënua “Nata e Zjarrëve”.

Përmes një fjale ai u drejtua si bashkëluftëtar, teksa kërkoi që të mbahet ndezur zjarri për liri e bashkim kombëtar.

“Të shprehim respektin për sakrificën sublime, për heroizmin e familjes Jashari. Për simbolin tonë të qënderesës, të lirisë e sot në Natën e Zjarreve të premtojmë që do ta mbajmë ndezur zjarrin për liri e bashkim kombëtar”, u shpreh Haradinaj.