Haradinaj takon Metën: “Besëlidhja e Lezhës frymëzim për ecjen tonë përpara”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Këtë ai e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook ku dhe ka publikuar fotografi të takimit të tyre.

“Besëlidhja e Lezhës frymëzim për ecjen tonë përpara. Bisedë e sinqertë me Presidentin Meta për temat e interesit kombëtar” , ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.