Haradinaj takon një delegacion të BERZH, diskutohet për projektet zhvillimore

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me një delegacion të bordit të drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Me delegacionin e bordit të drejtorëve të BERZh, diskutuam mbi investimet e deritashme të kësaj banke në Kosovë dhe për projektet zhvillimore në periudhën e ardhshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Thellimi i bashkëpunimit me BERZh për realizimin e projekteve infrastrukturore, të energjisë së ripërtërishme, minierave, zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”.