Haradinaj: Të martën seanca për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë sot se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të martën që vjen.

“Pas konsultave me grupet parlamentare me partitë politike për të martën në ora 2 do të shkojmë me seancën për demarkacionin. Të gjithë deputetet e Kosovës janë të Kosovës dhe ka prej tyre jam i bindur që me votën e tyre të lirë do të përkrahin demarkacionin që respekton tërësinë territoriale në këtë rast dhe zhbllokimin apo heqjen e izolimit”, tha Haradinaj sot në hollin e Kuvendit.

I pyetur se a i kanë sigurt votat për kalimin e demarkacionit ai tha “seanca është të martën besoj në ora dy dhe do ta shohim bashkë”, tha kryeministri Haradinaj.