Haradinaj thotë se Rikallo është gati në dorëheqje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë është pyetur nëse do ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, e që është kërkesë e Partisë Socialdemokrate në këmbim të votës pro miratimit të buxhetit, ka thënë se do t’i qëndroj pas marrëveshjes që kanë me PSD-në.
“Nëse shkarkohet Rikallo nuk është që unë po i bëjë një vlerësim të punës, ai është gati në dorëheqje. Me Listën Serbe nuk kam komunikuar, me PSD-në kemi folur për përkrahje të buxhetit. Ne jemi tash në bisedime dhe unë jam me PSD-në. Unë kam problem edhe për kuorum për mbledhje të qeverisë, sepse gjithmonë tre ministra janë mangët”, ka thënë Haradinaj.