Haradinaj uron nxënësit për fillimin e procesit mësimor

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit për marrëveshjen e arritur në mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për fillimin e procesit mësimor ditën e hënë.
“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend”. Urime nxënës!
RH