Haradinaj viziton kompaninë vendore Konsoni

0
350

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar kompaninë vendore të prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut në Kosovë “Konsoni”.

Gjatë kësaj vizite, Haradinaj ka bashkëbiseduar me pronarin e fermës z. Agim Sahiti, për sfidat që hasin prodhuesit vendorë.

“Është fat i madh, që përkundër sfidave dhe konkurrencës, prodhues si Konsoni e kanë përfshirë në masë të konsiderueshme tregun e vendit me produkte të shëndosha për familjet tona. Pata kënaqësinë të shoh nga afër punën e Konsonit, si njëra nga kompanitë më të suksesshme të prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut në Kosovë, një fermë moderne e modeleve më të fundit, me mbi 100 punëtorë. Me Agim Sahitin, pronarin e fermës, bashkëbiseduam për sfidat që hasin prodhuesit vendorë dhe në këtë situatë i sigurova se Qeveria do të krijojë klimë sa më të përshtashme që prodhuesit vendorë të operojnë lehtësisht në tregun e brendshëm dhe të jashtëm”! RH