Haradinaj viziton Suharekën: Gratë ndërmarrëse po bëhen shembuj suksesi

Partitë politike janë duke vazhduar fushatën politike, shkruan Fokusi.info.

Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdoi vizitën e tij drejtë Suharekës, ai atje vizioti një grup fermerësh dhe një fabrikë mobiljesh.

Haradinaj tha se Kosova ka potendial të madh zhvillimi dhe garancë për këtë janë bizneset vendore, punën e të cilave Haradinaj po e përcjellë nga afër.

‘Gjatë vizitës në Suharekë, takova një grup fermerësh e gjithashtu vizitova fabrikën e mobiljeve “Te Naseri”. I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi’, shkroi Haradinaj në Facebook