Haraqija: Po çuditem me ‘durimin’ e Mustafës: Albin Kurti s’ka guxim me qeverisë

0
314

Astrit Haraqija thotë se po habitet me durimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderit të kësaj partie, Isa Mustafës, karshi tekeve të Vetëvendosjes reth formimit të Qeverisë.

“LDK ka qenë mjaft e durueshme në raport me VV. Jam çudit, Mustafa me duru VV deri në këtë nivel. S’kanë pasë guxim me prit as edhe një javë për kryetar Kuvendi VV . Unë e kam ditë prej ditës së parë që s’ke çka me prit prej Albinit. Ai është konfuz, jo i gatshëm me qeverisë dhe plot barriera e barriera’’, ka thënë Haraqija.

Ai më tej në debat plus të TV Dukagjinit ka thënë se prej fillimit ka qenë kundër koalicionit VV-LDK.

‘’S’ka siguri, unë kam qenë qysh prej fillimit kundër këtij koalicioni. Durimi i i tij po më bën çudi. Ti me lu nonstop me një LDK. Isa Mustafa s’ka qenë Rugovist. Albin Kurti s’ka guxim me qeverisë, ka pasiguri në vete’’, thotë Haraqija.