Hashim Thaçi e fton Sali Berishën në debat publik

strong>Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, në një debat publik.

Thaçi i ka thënë gazetarit Ylli Rakipi, në Shqipëri, se dëshiron dhe është i gatshëm të përballet me Berishën, i cili ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një ftesë e hapur dhe publike, që presidenti Thaçi i dërgon ish kryeministrit Berisha.

Nuk dihet nëse ky i fundit do të përgjigjet pozitivisht.

Lini një Përgjigje